Aksioni për lirimin e vijës bregdetare bezdis pushuesit në Durrës: Të na kishit lajmëruar të paktën një ditë para! Polici: 3 metra larg e ke çadrën tjetër

30 Qershor 2021, 11:10 | Përditesimi: 30 Qershor 2021, 11:10

Aksioni i policisë sot në bregdet, për lirimin e hapësirave të zaptuara pa leje, ka bezdisur jo pak pushuesit. Në Durrës, një pushuese e cila u detyrua të ndërronte shezlong, pasi aty ku ishte, pronari i subjektit nuk kishte marrë leje, i shprehu pakënaqësitë e saj policisë, duke i kërkuar që të paktën të ishin lajmëruar një ditë më përpara.

 

KT/Shqiptarja.com