Aksioni te Bankers/ Report Tv zbardh mbrojtjen e ish-drejtorit Çobo: S’kam asnjë funksion prej 2015! Në vitin 2021 jam hetuar dhe çështja u pushua

5 Korrik, 17:15 | Përditesimi: 5 Korrik, 17:15

Report Tv ka arritur të zbardhë mbrojtjen e ish-administratorit të kompanisë Bankers, Leonidha Çobo, i cili ka dalë para Gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Në mbrojtjen e siguruar ekskluzivisht nga gazetarja e Report Tv, Marsela Topi, mësohet se avokati i Çobës ka deklaruar në gjyq se ai e ka kryer detyrën në mënyrë korrekte nga viti 2010-2015. Avokati ka deklaruar se periudha e hetuar nga Prokuroria e Fierit, i referohet viteve 2018 e në vijim, kur Çobo nuk ka më pasur asnjë funksion në kompani, ndërsa raportet mbi të cilat janë ngritur akuzat janë të pas 2018-ës.

E.H/Shqiptarja.com