Akti normativ për tubimet/ Demo: Policia zbatoi ligjin, PD s’e dënoi aktet e dhunës! A jeni përfshirë në organizimin e grupeve që ushtrojnë dhunë?

26 Nëntor, 14:34 | Përditesimi: 26 Nëntor, 14:34

Ministri i Brendshëm Ervin Demo mbrojti në Kuvend reagimin e policisë gjatë protestave, duke thënë se ajo zbatoi ligjin dhe se në rastet kur forca e përdorur tejkaloi kufijtë, u morën masa. Gjatë debatit për aktin normativ për tubimet, Demo akuzoi PD-në se nuk e dënoi dhunën dhe e pyeti nëse ishte përfshirë në organizimin e grupeve për të ushtruar dhunë në Tiranë.

 

K.Ta/Shqiptarja.com