Balla i kujton opozitës masakrën e 21 janarit: Flisni ju për dhunë në protesta? Qëlluat me plumba në mish protestuesit! Të hetohet i gjithë zinxhiri komandues

26 Nëntor, 15:09 | Përditesimi: 26 Nëntor, 15:09

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i kujtoi opozitës vrasjen e katër protestuesve më 21 janar, ndërsa në Kuvend diskutohej akti normativ për tubimet, që parashikon gjoba për aktet e dhunës gjatë protestave. Balla akuzoi PD-në se kishte strehuar në selinë e saj personat që hodhën molotovë ndaj policisë dhe se kishte paguar persona që, sipas tij, vodhën biznese gjatë protestave.

A.H/Shqiptarja.com