Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe

4 Maj, 17:28

Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane kanë nisur nga Shkodra. Është zgjedhur zona e Shirokës për të mbledhur të gjithë aktorët që kanë bashkëpunuar me delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, ndërsa nuk mungoi dhe një panair. Të pranishmit u argëtuan edhe me lojëra dhe koncertin e bandës “The door”.