Një sfilatë me dizenjues të rinj të modës dhe me fokus te mjedisi, pa mbetje që sjellin ndotje të tij është sfilata “Art with Heart”, që do të mbahet te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë më 18 janar në orën 19:00.
“Gruaja e burrit tim” është komedia që do të shfaqet në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë më 18 dhe 19 janar në orën 19:00.
Teatri për fëmijë “Ëndërr apo e vërtetë?” nga teatri shëtitës “Çajupi” do të shfaqet në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë më 18 dhe 19 janar në orën 11:00.