Aktivitetet kulturore/ ‘Kuarteti Iberia’, koncert te Universiteti i Arteve! ‘Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë’ te Qendra Kulturore e Fëmijëve ‘Kujtim Alija’

26 Mars, 15:34

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Kuarteti Iberia” (Marta Peño Arcenillas, violinë;  Luis Agustín Rodríguez Lisbona, violinë;  Mario Oltra Sánchez, violë; Arnold Rodríguez Zurrón) vjen me një koncert në sallën e Universitetit të Arteve këtë të enjte, më 27 mars, në orën 19:00.

2. Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” organizon këtë të martë dhe të mërkurën, në orën 17:00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër, edicionin e 30-të të “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës këndojnë”.