Aktivitetet kulturore/ ‘Psikologjia shqiptare në artet pamore’, ekspozitë në Shkodër me 113 vepra artistësh! ‘Vargje në telajo’ nga Orges Shijaku në Qendrën e Librit

17 Prill 2025, 15:33 | Përditesimi: 17 Prill 2025, 15:33

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1. “Psikologjia shqiptare në artet pamore” titullohet ekspozita që do të çelet te Galeria e Arteve Shkodër më 18 prill në orën 19:00. Ekspozita sjell 113 vepra nga 76 artistë të trevave veriore, që pasqyrojnë fillesat e artit laik dhe ndikimet perëndimore në krijimtarinë shqiptare.

2. “Vargje në telajo” është ekspozita nga Orges Shijaku që do të çelet në mjediset e Qendrës së Librit dhe Leximit në Tiranë, më 18 prill, në orën 11:00.

r.k./Shqiptarja.com