Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
1. Në Teatrin e Kukullave të Tiranës, këtë të enjte, më 3 Prill, në orën 19:00 do të ketë një koncert nga kuarteti i harqeve “Fabrik”, me bazë në Frankfurt, Gjermani. Koncerti vjen në kuadër të projektit “Meritaplatform”, një koncert i organizuar mbi bazën e një “udhëtimi” ndërkulturor me muzikë moderne e bashkëkohore.
2. Shfaqja “Streha e nemun” është shfaqja që do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 3 dhe 4 prill në orën 19:00.



















