Aktivitetet kulturore/ 'Thriftfest' tek Pazarin e Ri në Tiranë, koncerti muzikal 'Aladini' tek 'Teatri i Kukullave'

15 Shkurt, 12:40 | Përditesimi: 15 Shkurt, 12:54

“Thriftfest” mbahet gjatë gjithë ditës këtë të shtunë, më 15 shkurt në Pazarin e Ri në Tiranë. Edicioni i dytë i tij sjell një shumëllojshmëri biznesesh dhe produktesh të përzgjedhura apo të kuruara.

“Aladini” është koncerti muzikal që mbahet te “Teatri i Kukullave” në Tiranë më 15 dhe 16 shkurt në orën 10:30.

“7 minuta”, shfaqja me regji të Driada Dervishit vijon të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar pranë ArTurbinës edhe më 15 dhe 16 shkurt në orën 20:00.

E.H/Shqiptarja.com