Aktivizohet vatër e fuqishme zjarri në Mamurras, rrezikohen banesa (VIDEO+FOTO)

1 Gusht 2021, 15:45

Vatrat e zjarrit nuk dinë të ndalen në këto ditë të nxehta vere. Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras. Zjarri sipas banorëve rrezikon edhe banesat. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.

"Rreth orës 13:10, kemi marrë njoftim së mbi urën e Drojës, Mamurras, ka rënë zjarr duke u djegur bimësi dhe shkurre në kodrën e fshatit. Mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses, të cilët punojnë për shuarjen e zjarrit", thuhet në njoftimin e policisë.