Aktivizohet vatër e fuqishme zjarri në Mamurras, rrezikohen edhe banesa

1 Gusht 2021, 14:16

Vatrat e zjarrit nuk dinë të ndalen në këto ditë të nxehta vere.

Një vatër e fuqishme zjarri është aktivizuar në Mamurras. Zjarri i fuqishëm sipas banorëve rrezikon edhe banesat. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes.