Aktori i madh i humorit, Luftar Paja feston 80-vjetorin, dekorohet me çmimin ‘Qytetar Nderi’

17 Dhjetor 2021, 21:15

Aktori i mirënjohur Luftar Paja u gjend mes miqve, artistëve dhe artdashësve në 80-vjetorin e tij të lindjes. Si një ndër themeluesit e Teatrit Bylis, Luftar Paja sërish përjetoi emocione të veçantë të skenës.

Në sallën e mbushur plot të teatrit, nuk mungoi as interpretimi i vetë aktorit Paja, që transmetoi mjaft nostalgji për artdashësit.