AKU kontroll në kufi bimëve të importuara, Ministria e Bujqësisë: Të shmangen sëmundjet dhe parazitët

6 Korrik 2021, 22:18 | Përditesimi: 6 Korrik 2021, 22:18

Fidanët dhe të gjitha produktet bimore që importohen nga jashtë do të kontrollohen në pikat kufitare për të shmangur futjen në vend të parazitëve apo sëmundjeve të ndryshme bimore. Drejtori i Përgjithshëm i politikave të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore në Ministrisë së Bujqësisë Irfan Tarelli thotë për Report TV se ndryshimet në ligjin e bimëve synojnë të shmangin përhapjen e sëmundjeve dhe dëmtimin e bimëve në vend.

KT/Shqiptarja.com