Akuzat e Berishës për falsifikim dokumenti, Ardit Bido në Report TV: Ai është i mikrofilmuar në arkivë që në 2001, sulme të frymëzuara nga Fredi Beleri

28 Mars, 21:40

Sulme të frymëzuara nga Fredi Beleri i cilësoi kandidati i PS në Vlorë, Ardit Bido sulmet e Berishës se Bido ka falsifikuar dokumente arkivore.

I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai tha se deklarata e Berishës është mashtrim, pasi sipas tij ai dokument është mikrofilmuar në vitin 2001, në kohën kur kryeministër ishte Ilir Meta.

‘Për mua këto janë sulme të frymëzuara nga Beleri dhe Berisha mbi element të paqenë. Sepse është kaq i thjeshtë kundër argumenti që kam, dokumenti që ai doli dhe tha që un e kam futur në arkiv është i mikrofilmuar që nga viti 2001 dhe ai ka qenë në arkivë nga 2001. Kjo tregon shpifje të nivelit të ulët, në 2001 ka qenë kryeministër Ilir Meta dhe unë s’mund të fusja në arkivë një dokument të tillë. Berisha nxori një tymnajë nga hiçi dhe pa e ditur se ky dokument gjendej në arkivë. Po Beleri kishte kohë që ishte zhdukur dhe nuk shfaqej në asnjë gjyq për shpifjen që ka bërë ndaj meje, por u shfaq tani kur unë jam në fushatë.