Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk shikoj të akuzohet për diçka konkrete

21 Mars 2023, 22:23

A rrezikon arrestimin Arben Ahmetaj? Gazetari i Report Tv Adriatik Doçi thotë se akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit janë të rënda ndaj ditët në vijim SPAK mund të kërkojë heqjen e imunitetit dhe të lëshojë urdhër arrestin. Avokati Përparim Çaça u shpreh se po përflitet se arrestimi i Ahmetajt është çështje orësh por duhet që arsyetimi të jetë i bazuar në prova.