Akuzat për Taulant Balla? Rama: I ruhem gjysmë të vërtetave, kush akuzon të sjellë faktet

1 Dhjetor 2022, 13:49

I pyetur për akuzat e bëra së fundmi për kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se është përgjuar për çështje që lidhen me krimin në Elbasan, Kryeministri Rama tha sot se të gjithë ata që akuzojnë të nxjerrin provat.