Akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës 6-vjeçare në Kamëz, lihet në burg babai i të miturës! Dëshmia tronditëse: Vetëm e kam rrahur me thupër

2 Nëntor 2021, 11:33

TIRANË- 27-vjeçari R.K nga Kamza, është lënë në burg pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 6-vjeçare. Prokuroria i ka ngritur akuzën për abuzim seksual R.K, por nuk është vërtetuar akoma nëse është abuzuar me të miturën seksualisht. Edhe sot nuk ka mbërritur akoma akt-ekspertimi mjeko-ligjor, pasi nuk është gati, për shkak të kohës së gjatë që u duhet ekspertëve që ta nxjerrin.

27-vjeçari ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por jo se ka abuzuar seksualisht. Sipas tij, e ka rrahur me thupër, pasi vajza merrte në telefon të ëmën shumë shpesh që t'i shkonte në shtëpi. Sipas tij, kjo gjë e bezdiste, dhe prandaj e ka rrahur. Ka deklaruar se vetë personalisht e ka dërguar vajzën në spital.