Akuzohet për falsifikimin e formularësh, kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet 6 muaj burg, konvertohet në 40 orë punë publike: S’do jap dorëheqjen nga mandati

2 Shkurt 2023, 14:37 | Përditesimi i fundit: 2023-02-02 16:39:05

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg që konvertohet me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.