Akuzohet për fshehje pasurie, dënohet me 1 vit burg ish-gjyqtari i KPA, Ardjan Hajdari! Dënimi i konvertohet në 2 vite shërbim prove

24 Janar, 13:27

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardjan Hajdari u shpall fajtor për fshehje e pasurisë pasi nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat. Gjykata e Posaçme e dënoi me 1 vit burg, por dënimi u pezullua dhe iu konvertua në 2 vite shërbim prove. Ish-gjyqtari i Kolegjit të Apelimit u pezullua nga detyra në muajin shkurt të vitit 2022.