Akuzohet se vrau me plumb në kokë shokun në Babicë të Vlorës për pazaret e drogës, Gjykata lë në burg Bledar Selmanajn! Autori nuk pranon krimin

27 Gusht 2021, 14:19 | Përditesimi: 27 Gusht 2021, 14:19

Lihet në burg Bledar Selmanaj, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuliano Bullari në Babicë të Vlorës. Burime për report Tv bëjnë me dije 39-vjeçari nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet. Seanca gjyqësore ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa gjyqtari i çështjes ka pranuar masën arrest me burg të kërkuar nga prokuroria Flora Çela.

r.k./Shqiptarja.com