Alarmi në shkolla për çamçakëzin që përgjum nxënësit? Policia kryen verifikimet: Në pilulën jeshile s'ka prani të lëndeve psikotrope. Ja çfare ka

27 Tetor, 11:27

Policia sqaron të vërtetën e pilulës jeshile, çamçakizi që dyshohej se përgjum fëmijët që u gjet në një shkollë 9- vjeçare në Tiranë.

Rasti ngjalli reagimin dhe shqetësimin e stafit pedagogjik por dhe të mbarë opinionit pas përhapjes së lajmit në rrjetet sociale 2 ditë më parë.

Policia ngriti grupin e punës e nisi verifikimet. Sot mësohet se pilula ngjyrë jeshile është gjetur në një shkollë në Yzberisht dhe pas analizave përkatëse në sektorin e toksikologjisë pranë ISHP rezulton se nuk ka prani të ndonjë lënde psikotrope, por në përbërje ka vitaminën E.

    No videos found.