Albania Dance Festival/ ‘Unë dëgjoj ju shikoni’, artisti tunizian te ‘Eksperimentali’! Përmes baletit shndërron gjestet e punëtorit të thjeshtë në akt sublim!

14 Shtator 2023, 21:51

U mbajt këtë të mërkurë në Teatrin Eksperimental shfaqja ‘I listen you see’. Multiartisti tunizian Hamdi Dridi, vuri në skenë baletin e tij dedikuar gjesteve dhe lëvizjeve të një punëtori të thjeshtë në përditshmëri si një art sublim.