Aleati i Bashës, Shpëtim Idrizi e konfirmon: Do jem në shtator në parlament! Do thyejmë heshtjen për çështjen çame

21 Qershor 2021, 12:15

TIRANË- Një nga aleatët kryesor të Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi ka konfirmuar se do të jetë në parlament në shtator. Kjo sipas tij, do të jetë një formë për të dërguar 'Çështjen Çame' në Kuvend.

“Padyshim në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame. Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame,” u shpreh Idrizi.