Alesia e vetme në shkollën e rrënuar! Nxënësja nga Kolonja kërkon mësues, askush nuk pranon të japë mësim në fshatin e thellë Boshanj

14 Shtator 2023, 16:11

Në fshatin Boshanj të Kolonjës ka mbetur vetëm një nxënëse. Shkolla qendron e mbyllur pasi asnjë mësues nuk shkon të japë mësim për shkak të godinës së rrënuar të shkollës dhe rrugës së fshatit pa asfalt. Për pasojë, Alesia, nxënëse e klasës së katërt ka mbetur pa mësim. Nëna e saj, përmes Report TV kërkon nga Drejtoria Arsimore të emërojë sa më shpejt një mësues për të bijën.