Ndalur në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Sali Berisha thotë se çdo veprim i Alibeajt nuk përfaqëson Partinë Demokratike, pasi nuk ka asnjë tagër sepse është i shkarkuar. Sipas Berishës, Alibeaj dhe mbështetësit e tij po përdoren nga Edi Rama.
“PD është forcë politike kryesore opozitës dhe ajo funksionon mbi bazë procedurash vendimesh. Gjithçka shihni ju janë një pardo i neveritshme, dëshmo tjetër e keqe e shfrytëzimit ekstrem nga Edi Rama të individëve të caktuar që për disa arsye pranojnë të vetëposhtërohen nga Edi Rama por nuk përfaqësojnë asgjë nga PD. Në vendimet e PD-së, por bazuar në traditën dhe praktikën e mëparshme, kemi bërë të qartë para jush qëndrimet tona, çdo gjë që Edi Ram bën me Alibashën është një praktikë do thosha e denigrimit e shpërfytyrimit dhe keqpërdorimit të dy tre njerëzve që një zot e dinë se çafër hallesh kanë”, u shpreh Berisha.