Alibeaj lutje për Bajram: Reflektoni! Si sot duhet të jetë çdo ditë

9 Korrik 2022, 10:14

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj nga selia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ku ishte për të uruar kryetarin Bujar Spahiu u shpreh se si kjo ditë, me reflektim dhe paqe duhet të jenë të gjitha për një shoqëri më të mirë.

“Kjo është një ditë reflektimi për të kuptuar, që nderi dhe respekti për të tjerët ngelen në këtë botë. Është kjo një ditë reflektimi, si kjo duhet të jetë çdo ditë tjetër” tha ai.

Më herët ai bëri thirrje për të menduar për më të dobëtit.

“Gëzuar për njerëzit që sakrifikojnë çdo ditë e përballen me vështirësite, pa harruar se përkushtimi ndaj vlerave njerëzore, mirësia, dhimbsuria për tjetrin dhe vullneti për të bërë mirë në këtë botë është kuptimi i jetës.

Gëzuar për ata që veç sakrificës së tyre mendojnë e tregohen bujarë e zemërgjerë, me më të varfrit, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit.

Për të gjithë ju, sjelltë kjo festë, paqe e lumturi në zemrat tuaja e dashuria për tjetrin qoftë udhërrëfyese përherë”.