Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se bashkimi i PD ka të hapur çdo mundësi.
‘Bashkimi i Partisë Demokratike ka të hapur çdo opsion. Ky është qëndrimi i Sali Berishës përveç një rasti të veçantë që unë e kam bërë të qartë se përse. Nuk ka asnjë lloj diskriminimi. Përsa i përket betejës brenda PS-së, ajo është betejë për jetë a vdekje mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Deri tani këtë betejë po e fiton Erion Veliaj. Ne i konsiderojmë ata si të keqen më të madhe të këtij vendi.’- u shpreh Berisha.