Alimehmeti: Varianti Delta ka simptoma më ndryshe se COVID dhe njerëzit e neglizhojnë! E sigurt që vjeshta që vjen s'do jetë si e vitit të kaluar

21 Korrik 2021, 22:50

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha sot në 'Repolitix' se varianti Delta i COVID neglizhohet për shkak se ka simptoma disi më ndryshe dhe kjo po ndikon në përhapjen e tij. Në 'Repolitix', Alimehmeti tha se simptomat e variantit Delta janë dhimbje koke, rrufë sekrecione hundësh, dhimbje fyti dhe për këtë nuk i kushtohet rëndësi dhe njerëzit nuk vihen në alert. Por megjithë rrezikun e variantit Delta, epidemiologu shprehet se vjeshta që vjen nuk do t'i ngjajë aspak asaj të kaluarës, ku pavarësisht se do të ketë rritje të infeksionit, por jo në forma të rënda.