Altin Dumani 'rrëfehet' për 'La Repubblica': Shqipëria nuk ka mafie si Italia! Paratë e pista po investohen edhe në kriptomonedha

10 Prill 2023, 22:58

Në një intervistë për “La Repubblica”, Kreu i SPAK Altin Dumani  mohon ekzistencën e mafies shqiptare. Sipas tij, në Shqipëri grupet kriminale funksionojnë në bazë të lidhjeve familjare apo krahinore, por nuk kanë një strukturë të mirëfilltë me drejtuesin e grupit dhe elementët e tjerë strukturore.