ALUIZNI legalizon muzeun e fotografisë ‘Marubi’ në Shkodër

17 Korrik 2021, 19:52

SHKODËR- I vlerësuar si ndër pasuritë e mëdha të trashëgimisë kulturore, 5 vite nga inagurimi i godinës së re në maj të 2016 Muzeu kombëtar i fotografisë "Marubi” në Shkodër është pajisur me dokumentin e certifikatës së pronësisë.

Kreu i Aluiznit, Artan Lame ishte në Shkodër ku i dorëzoi drejtorit të muzeut Luçian Bedeni lejen e legalizimit për këtë objekt historik ndërsa tha se vetëm 4% e institucioneve të shtetit shqiptar rezultojnë të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.