Ambasadori i Holandës merr zyrtarisht detyrën në Shqipëri, pritet nga presidenti Ilir Meta

26 Gusht 2021, 15:30 | Përditesimi: 26 Gusht 2021, 15:30

TIRANË- Ambasadori i Holandës, Reinout Vos ka marrë zyrtarisht detyrën në Shqipëri, ndërsa është pritur nga presidenti Ilir Meta me rastin e paraqitjes së letrave kredinciale.

Nisur nga situata e zjarreve në vend, Ilir Meta ka falenderuar ambasadorin për mbështetjen e dhënë me helikopter për shuarjen e zjarreve.

r.k./Shqiptarja.com