Ambasadori i Ukrainës: Rusia do zgjerohet në Europë, nëse nuk e zbrapsim

6 Mars, 19:23

 

Ambasadori i Ukrainës Volodymyr Shkurov ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ka folur lidhur me vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Tiranë dhe për kërkesën që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të prodhojnë municione për t’i ardhur në ndihmë Kievit. Shkurov e cilësoi vizitën e Zelenskyt në Tiranë si tepër të mirë dhe të mirëorganizuar, duke e vlerësuar si arritje nënshkrimin e deklaratës së përbashkët nga liderët e vendeve të Europës Juglindore.