Ambicia tek fëmijët, a duhet t’ia kultivojmë që në fëmijëri?

6 Tetor 2021, 13:05 | Përditesimi: 6 Tetor 2021, 13:05

Shumë ekspertë të psikologjisë mendojnë, se rol vendimtarë për formimin e cilësive të personalitetit luajnë kushtet e jetës familjare në ditët e para të fëmijërisë. Studimet kanë treguar, se kushti më i  mirë për zhvillimin e personalitetit të pjekur dhe të shëndosh, është qëndrimi i përzemërt dhe i ngrohët i prindërve, por edhe njëfarë rigoroziteti në evitimin e pasojave të pakënaqshme të reaksioneve tek fëmijët.

Duke qenë se rëndësia për t’I mësuar fëmijëve që në moshë të hershme se si të sillen në mënyrë që të krijojnë personalitetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme I vendos prindërit përpara shumë dilemave.

Ambicia është një karakteristikë e mirë për personalitetin e cdo të rrituri kur ajo është në masën e duhur. Por në rastin e fëmijëve kjo shpesh here vendoset në pikëpyetje

A duhet një prind t’i kultivojë fëmijës ambicien që në moshë të hershme? Si do të ndikojë kjo në personalitetine e fëmijës dhe në karakterin e tij? A do jetë një arritje pozitive apo mund të kthehet në një anë negative nëse nuk arrijmë që t’ia kultivojmë si duhet atë duke I dhënë të kundërtën

Studime të ndryshme shpjegojnë se rëndësia e të krijuarit zakone që në fëmijëri është një tregues I asaj cka do te jemi kur te rritemi. Në një intervistë në emisionin Rreze Dielli disktuan mbi këtë temë aktivistja Edlira Cepani, avokatja Dorina Prethi dhe psikologia Lorela Garuli.

 

MC/Shqiptarja.com