Amfiteatri e zonat arkeologjike në Durrës, si Butrinti? Arkeologu: Problem ligji i 2018-ës, s'u dëgjuam, ka ndërhyrje me rrezik

11 Korrik 2022, 14:29

Pas Pallatit të Brigadave dhe Butrintit, që kanë ndezur debatin për menaxhim nga privati, Ministria e Kulturës hedh për konsultim publik planin për menaxhimin e zonave arkeologjike në Durrës, që njëjtë si Butrinti mund të shkohet drejt menaxhimit nga privati. Plani, i financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan,  përfshih Amfiteatrin, Vilën e Zogut e deri tek Hotel Vollga.