Amnistia penale miratohet më 18 qershor, qeveria parashikon ndryshim të datës kufi. Zv. ministrja për Report Tv: Rritet numri i përfituesve, zero tolerancë subjekteve të SPAK

11 Qershor, 16:16 | Përditesimi: 11 Qershor, 16:16

Amnistia penale që pritet të miratohet në Kuvend më 18 qershor mund të sjellë më shumë përfitues sesa parashikimet fillestare. Shkak është rishikimi i datës kufi të vendimeve të formës së prerë, një element kyç i projektligjit që sipas Ministrisë së Drejtësisë po shqyrtohet ende gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare. Kjo bëhet e ditur për Report Tv nga zëvendësministrja Elona Hoxha.

E.H/Shqiptarja.com