Analistët në ‘Repolitix’: Putin në një rrugë pa krye, detyroi ushtrinë të shkojë në luftë! Çoçoli thirrje qeverisë: Bli grurë, do rritet me 40%

1 Mars 2022, 23:00

TIRANË- Ushtria ruse nuk është gati për luftë, por ka shkuar në front e papërgatitur dhe e detyruar për të luftuar. Kështu ka deklaruar analisti Ervin Mici në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Mici thotë se këto faktorë kanë çuar edhe në vështirësinë e ushtrisë ruse për ta pushtuar Ukrainën, pasi më parë kishin deklaruar se Ukraina do pushtohej brenda 72 orëve, por në fakt është dita e 6 e pushtimit dhe qeveria ukrainase nuk është dorëzuar.