Analisti në Report Tv: Rusia i ka tentakulat në Ballkan, por nuk ka rrezik! Lufta në Ukrainë, mundësi e artë për Kosovën në aspektin strategjik, Kurti të veprojë në kohë

21 Mars 2022, 12:31 | Përditesimi i fundit: 2022-03-21 12:31:55

Analisti Nexhmedin Spahiu, duke folur në Report Tv tha se pavarësisht se Rusia i ka shtrirë tentakulat e saj deri në Ballkan, kjo nuk përbën një rrezik.

Ai tha se Serbia nuk mund të bëjë të njëjtën gjë që po bën Rusia me Kosovën, kjo pasi ka frikë nga reagimi i NATO-s, një gjë për të cilën Putin nuk shqetësohet.