Analiza e PD me 13 pika, Spaho e Paloka debate me Bardhin: S'është objektive, të ndryshohet!

15 Korrik 2021, 20:14 | Përditesimi: 15 Korrik 2021, 20:14

Drejtuesit Politik në Korçë e Durrës, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, dy qarqet që në analizën e PD janë cilësuar sikur kanë arritur rezultat jo të mirë, kanë debatuar në mbledhjen e Kryesisë.

"Përfundimet e nxjerra nga analiza e Korçës nuk është objektive sepse unë kam marr 5 mandate, pse thoni nuk është arritur maksimumi", ka thënë Spaho.

 

"Duhet ta ndryshojmë, nuk mund te jetë ky dokumenti i analizës, nuk ka reflektuar atë që kemi shkruar në raporte. A duhet matur me vota rezultati apo me mandate te arritura? A quhet objektiv minimal apo maksimal, se për 3900 vota nuk u mor mandati i 7-të?", thotë Paloka.

r.k./Shqiptarja.com