Analiza për 25 prillin/ Nis nesër faza e parë, në filter nga ‘armiqtë’ te aleatët e Bashës, formulari: Të identifikohen kush punoi kundër PD

20 Qershor 2021, 13:31 | Përditesimi i fundit: 2021-06-20 15:13:44

Nis nesër faza e parë e analizës së zgjedhjeve nga demokratët. Grupi i punës që do të ngrihet në cdo degë të partisë, do të identifikojë së pari me emra të gjithë ata që persona të cilët punuan kundër PD, teksa deri më 5 korrik do të duhet të përmbyllet në çdo qelizë të partisë analiza analitike. Faza e parë përmbyllet më 10 korrik, kur raporti me performancën e cdo hallke lokale të Partisë Demokratike, do ti dorëzohet kryesisë.