Anastas Angjeli: Si u dashurova me studenten time

19 Nëntor 2021, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2021-11-19 12:02:21

38 vite martesë, Anastas Angjeli rrëfen për herë të parë njohjen me bashkëshorten e tij. Asokohe ajo ishte një një studente në vitin e dytë ndërsa z. Anastas Angjeli profesor I sapo diplomuar.Por si lindi shkëndija dhe çfarë pëlqeu ai tek bashkëshortja e tij ?

Që të krijohet një lidhje në kushte të tilla, ka vecoritë e veta. Shumë lidhje krijohen për shkak të indicies që merren nga paraqitja e jashtme, nga komunikimi. Të qenëurit student të jep mundësinë  të zbulosh shumë cilësi dhe virtyte përvec bukurisë, pamjes së jashtme, zbulon karakterin, vullentin besnikërinë, sjelljend he edukatën të cilat kur bashkohen krijojnë një kompleks virtytesh që të rrëmbejnë. Kështu ndodhi dhe me ne, them se zgjodha më të mirën dhe mbase disa herë kam qenë unë pengesë për karrierën e saj se nuk lejoheshin dy veta nga një familje. Kur mbaroi Greta që mbaroi me nota të shkëlqyera universitetin mund të rrinte edhe pedagoge por meqë isha unë nuk mund të rrinte. them se I kam hyrë në hak shumë, por mendoj se poi a shlyej pak nga pak.