Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, Ervin Bushati në Report Tv: Votimi tregoi se Shqipëria ka moral të lartë në skenën ndërkombëtare

11 Qershor, 19:49

Ervin Bushati tha nga studio e  Report Tv se anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB është një arritje e madhe për vendin por edhe një vlerësim i madh pasi ajo shikohet si një faktor stabiliteti në botë dhe rajon.  Votimi sot me 175 vota nga 117 të nevojshme, për Bushatin tregojnë se Shqipëria ka qëndrim të lartë në moral në skenën ndërkombëtare.

"Është një arritje jo vetëm për diplomacinë shqiptare, është një arritje për shtetin shqiptar në këto vite të ekzistencës së tij dhe patjetër për faktorin shqiptar. Po të shikosh është një ngritje graduale e diplomacisë dhe pranisë si Shqipëria si shtet në këtë institucion më të rëndësishëm sot, të paqes dhe sigurisë. Por, ka të bëje me mënyrën si Shqipëria perceptohet si neutrale, si asnjanëse apo kontributore për paqen. Po ta shikosh 175 vota që janë marrë sot tregon që Shqipëria ka qëndrim të lartë në moral në skenën ndërkombëtare. Nuk është si ato vende që mendoheshin si të anshme dhe një grup vendesh mos t’i votonte, por tregon që ka një stabilitet politik e diplomatik, por edhe një qëndrim të lartë morali. Pra, nuk është nga ato vende që mund të goditej nga një palë tjetër. Patjetër që është shumë e rëndësishme kjo. Vjen në një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me praninë e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, mos harrojmë dhe presidencën e OSBE vitin e kaluar. Pra, janë të gjitha maturi diplomatike dhe shtetërore të një vendi që shikohet si një faktor për sa i përket stabilitetit, qëndrueshmërisë, pozitivitetit dhe një mesazhi paqeje në botë", tha Bushati.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha