Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, liderët e Rajonit dhe ata të BE mblidhen sot në Samitin e Brdos në Slloveni! I pranishëm edhe Rama

6 Tetor 2021, 14:17 | Përditesimi i fundit: 2021-10-06 18:10:48

Teksa janë shtuar zërat e fortë pro anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, liderë të vendeve të Rajonit dhe krerë të lartë të Unionit do të mblidhen ditën e sotme në Samitin e Brdos në Slloveni. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është nisur atje direkt pas vizitës në Spanjë, ku ishte i pranishëm për marrëveshje me universitetet prestigjioze.

Në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshire dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.