Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB, Xhaçka: Arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, u bëmë pjesë e tryezës botërore për paqen dhe sigurinë

11 Qershor 2021, 19:01

Shqipëria bëhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara me 175 vota, duke siguruar një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Për ministren e Jashtme Olta, Xhaçka, e cila votoi si përfaqësuesja më e lartë e Shqipërisë në Asamble të OKB-së, tha se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë duke u bërë pjesë e tryezës së madhe botërore për paqen dhe sigurinë .