‘Anëtarët të frikësuar, s'hapin telefonin!’ Prodani, kandidati për Tiranën: FSHF s’është e varfër, investoi 50 mln euro për zyra

14 Janar 2022, 12:36

Kandidati për kryetar i shoqatës rajonale të futbollit në Tiranë Eduart Prodani po has shumë vështirësi për të kontaktuar anëtarët që do të votojnë më 24 janar. Ish-sekretari i FSHF-së për Report TV thotë se anëtarëve u ushtrohet presion në funksion të zgjedhjeve për president në FSHF që do mbahen në muajin shkurt.

“Ka një frikë shumë të çuditshme, por jam duke u mundur që të kontaktoj shoqatat anëtare dhe t’iu shpjegoj kush jam unë dhe përse kandidoj. Federata të pengon, askush nuk është i lirë të pengoj për pozicionet në FSHF. Është një sistem totalisht i mbyllur ku për më tepër nuk mund të ankimosh asgjë,”-u shpreh Eduard Prodani, ish-sekretar i FSHF-së.