Anëtari i Grupit për PD: Nëse deformohet vota, në 13 qershor s’do ketë zgjedhje në PD! Basha t'i marrë parasysh pasojat! Po i tregon Ramës si të vjedhë zgjedhjet

1 Qershor 2021, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2021-06-01 14:56:57

"Nëse do ketë tentativë për të deformuar vullnetin e demokratëve në 13 qershor, atëherë nuk do ketë votim në atë qendër votimi"! Është kjo deklarata e fortë e anëtarit të grupimit për PD-në, Indrit Hoxha në një intervistë për "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, duke thënë se do të ndiqen 3 hapa: Konfiskimi i kutisë së votimit, ndërprerja e procesit të votimit dhe ribërja e zgjedhjeve në një datë tjetër.