Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Bejko: Berisha grusht shteti brenda PD, kërkon ta kthejë partinë në bunker! Sot përdori gjuhë të frikshme, Basha të ruhet prej tij

21 Shtator 2021, 21:53

Sulmet e ish kryeministrit Sali Berisha sot nga Fieri kundrejt kreut të PD Lulzim Basha, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko i ka cilësuar të frikshme. I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, Bejko deklaroi se Basha duhet të fillojë të ruhet nga Berisha dhe jo vetëm ai, por kushdo që i del kundër.