Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Hoxha: Pas deklaratës së Berishës për rikthim, s'besoj se Basha do qëndrojë edhe 4 vite në krye të partisë

14 Qershor 2021, 14:50

Deklaratat e Sali Berishës për rikthim në krye të PD-së, të bëra edhe gjatë ditës zgjedhjeve për kreun e ri të partisë, ka trazuar ujërat brenda partisë. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Hoxha tha se pas kësaj deklarate e ka të vështirë të mendojë se këtë fitore Lulzim Basha do e ruaj për 4 vitet e ardhshme.