Angela Merkel largohet nga Shqipëria, Rama e përcjellë në aeroport: Presim të na vizitosh edhe kur të mos jesh më kancelare

14 Shtator 2021, 18:32 | Përditesimi: 14 Shtator 2021, 18:32

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përfunduar vizitën në Shqipëri, vizita e lamtumirës si kancelare e Gjermanisë, pasi ajo ka vendosur të largohet nga politika. Ajo u largua këtë pasdite nga vendi ynë, ndërsa në aeroport e përcolli kryeministri Edi Rama. Teksa i shprehu falënderimet, Rama i tha Merkel se uron që ajo ta vizitojë vendin tonë edhe kur të mos jetë më kancelare. Merkel iu përgjigj "do të më shohësh".

  •  

KT/Shqiptarja.com