Ankimet e 25 prillit dhe vulosja e rezultatit zgjedhor për Durrësin sot nga KAS, janë temë diskutimi në emisionin “Repolitix” në Report Tv.
Duke folur për akuzat e opozitës për masakër zgjedhore, deputeti i zgjedhur i PS Petro Koçi, ia atashon shitblerjen e votës PD dhe LSI, duke thënë se ata kanë pasur në lisa biznesmenë. Akuzën për përdorimin e administratës në zgjedhje Koçi i hedh poshtë duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.